4 atentatoret ne Lac, te veshur si police | Lajme - News

  • 4 years ago
Kanë qenë të paktën 4 personat e përfshirë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e të shtunë në një hotel në Laç, në aksin Lezhë-Mamurras. Kështu rezulton nga kamerat e sigurisë që ka sekuestruar policia.

Burime nga grupi hetimor thonë se në pamjet filmike shihen 4 persona që hyjnë në ambientet e Hotelit ku qëndronin Paulin Gjergji dhe Bujar Lika dhe qëllojnë në drejtim të tyre.

Ata mbanin të veshur uniforma policie dhe sipas filmimeve sapo janë shfaqur në oborrin e hotelit kanë thirrur ?Policia, policia, asnjë të mos lëvizë?.

Fillimisht ata kanë shtrirë në tokë dy djemtë e viktimës Paulin Gjergjit. Më pas kanë hyrë brenda godinës ku kanë qëlluar, sapo kanë parë dy viktimat.

I vetmi që i është kundërpërgjigjur me të shtëna armësh është Bujar Lika, pistoleta e të cilit është gjetur e zbrazur në vendin e krimit. Këtë version kanë dhënë edhe në dëshmitë e tyre edhe të afërmit e viktimave që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në momentin e krimit.

Shënjestra e atentatit dyshohet se ka qenë biznesmeni 37-vjeçari Bujar Lika, i njohur si një person me precedent penalë. Në ambientet e Spitalit të Traumës po mbahet në masa të forta sigurie 21-vjeçari Kreshnik Tusha.

Ekspertët e policisë ende nuk e kanë të qartë rolin e tij në këtë ngjarje, pasi nuk kanë mundur të administrojnë dëshminë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Megjithatë, policia nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes së tij në ngjarje. Po kështu po verifikohet edhe e kaluara e 53-vjeçarit Paulin Gjergji.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended