Ora News - Atentati në Kurbin: Autorët përdorën fishekë blindshpues

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e Kurbinit ka mohur të jetë autor i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Grupi hetimor ka arritur në përfundimin se mes autorëve që dyshohet se janë nga e njëjta zonë dhe viktimave ka patur shkëmbim zjarri. Autorët për ekzekutimin kanë përdorur fishekë blind shpues pasi kishin informacion se Lika lëvizte me makinë të blinduar.

Kurbin- 21-vjecari Kreshnik Tusha i cili mbeti i plagosur në atentatin në Laç ku humbën jetën Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji, ka mohuar të jetë autor i ekzekutimit të tyre. Tusha, i cili mori 3 plumba në kofshë, ndodhet në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa është marrë në pyetje nga grupi hetimor. 21-vjeçari para hetuesve është shprehur se nuk dinte se si ishte plagosur dhe nga çfarë drejtimi i kishin ardhur plumbat. Ai është gjetur i gjakosur rreth 30 metër nga vendi i vrasjes së Likës dhe Gjergjit.

Ndërkohë grupi hetimor ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e të shtunës në Kurbin, duke ngritur dyshimet se autorët janë persona nga e njëjta zonë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me armë tip kallashnikov, me fishekë blindshpues.

Deri më tani 37-vjeçari Lika dyshohet se ishte objektivi i atentatit mafioz dhe autorët kanë pasur dijeni se prej disa kohësh ai lëvizte me makinë të blinduar, por nuk përjashtohet mundësia që në shënjestër të ketë qenë dhe miku i tij, Paulin Gjergji.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/hetimet-atentatin-ne-lac-autoret-kane-perdorur-fisheke-blind-shpues

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended