Familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus, ‘alarmohet’ Kadastra në Durrës
  • 4 years ago
DURRËS- Familjarët e një punonjëse të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.


Pas prekjes së familjarëve të punonjëseje të Kadastrës së Durrësit nga Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit. Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit është specialiste sporteli te aplikimet dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët. Mëngjesin e së martës pritet që punonjësit e Kadastrës t?i nënshtrohen testit, ndërkohë që është kryesi dezinfektimi i ambienteve të godinës.

Vjehrra dhe vjehrri i specialistes së Kadastrës, me të cilët ka qenë në kontakt të përditshëm, kanë rezultuar të infektuar nga SARS-CoV-2. Specialistja ka qenë në punë gjatë javës së kaluar dhe kjo ka shtuar pasigurinë te kolegët e saj që ndjehen të rrezikuar dhe të frikësuar veçanërisht për shëndetin e familjarëve të tyre. Ndaj ata kanë kërkuar që testit t?i nënshtrohen të gjithë dhe jo vetëm punonjësit në sportele. Zyrtarisht, Durrësi numëron 28 persona aktivë me Covid-19.

Ndërkohë ditën e sotme në të gjithë vendin tonë janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19. Ku 4 raste janë shënuar në Tiranë, një në Durrës dhe një rast është shënuar në Mat.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Kadastra#TopChannel
Recommended