Report TV - 'Shpërthejnë' ujrat e zeza te Kodra e Diellit, lagjia kundërmon erë! Banorët në protestë

  • 4 years ago
TIRANË- Ujërat e zeza kanë  shpërthyer te Kodra e Diellit, duke e shndërruar në një problem serioz për banorët e kësaj lagje.

Shkak ka qenë një defekt në kanalizime i shkaktuar nga firma private "Fiorma Agikons" e cila po kryen disa punime në këtë zonë.

Ujërat e zeza kanë shpërthyer pasditen e djeshme, por vijojnë të jenë një problem për banorët pasi kundërmon erë e keqe. Kjo ka detyruar që banorët të dalin në protestë!

Të pranishme janë edhe forca të shumta policie, duke qenë se në këtë kohë pandemie janë të ndaluara tubimet.

Recommended