Top News - I kryen kompania shqiptare, Luksemburgu nis testime masive për Covid-19

  • 4 years ago
Luksemburgu bëhet vendi i parë që nis një testim sistematik mbarëkombëtar si pjesë e një programi të hartuar nga Task Forca e tij kundër COVID-19.

Laboratorëve Réunis Luksemburg dhe Ecolog International u është besuar nga Instituti I Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë. ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore,teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, I përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, Destani.

Ajo ka realizuar mbi 1,100 projekte dhe aktualisht është aktive në më shumë se 36 vende, duke llogaritur në një grup të angazhuar prej 12,000 punëtorësh të shpërndarë në pjesë të ndryshme të botës. Pas saj qëndron sipërmarrësi i suksesshëm Lazim Destani, I lindur në Tetovë, i cili e ngriti biznesin e vet të parë në Gjermani në 1987-tën. Ecolog do të ngrejë në Luksemburg 17 stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën ndërkufitare të punës. Programi i siguron të gjithë popullatës mundësinë për t?u testuar për COVID-19, çka konsiderohet një ndihmë e vyer në luftën kundër pandemisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
# LazimDestani#Luxembourg#TopChannel

Recommended