280 familje ne pritje per shtepite e tyre | Lajme - News

  • 4 years ago
Të paqartë për procedurat që po ndiqen për fazën e rindërtimit të pallatit të tyre, banorët e një kompleksi në lagjen 17 në Durrës kanë protestuar para bashkisë.

Ne këtë kompleks banojnë 280 familje, të cilët edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk kanë asnjë informacion se si do të veprohet.

?Në takimin e sotëm u pritëm nga nënkryetari i Bashkisë, Arbër Braho, i cili thotë se nuk ka ardhur akt-ekspertiza e thelluar. Edhe pse ne kemi marr në dispozicion akt-ekspertizën e thelluar nga Bashkia Durrës. Instituti i Ndërtimit na thotë që Bashkia Durrës e ka marrë këtë akt-ekspertizë që në muajin Shkurt?, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Edhe për mediat, Braho thotë se ekspertiza e thelluar e Institutit të Ndërtimit nuk ka ardhur zyrtarisht në bashki.

Ai shprehet se për fazat e mëtejshme do të jetë bashkia ose instituti që do të përzgjedhë inxhinierët për hartimin e projektit që do të zbatohet në pallatet e dëmtuara me DS4.

?Bashkia Durrës pret të marrë zyrtarisht nga Instituti i Ndërtimit ekspertiza e thelluar. Do merren të gjitha masat ligjore për të vijuar me procesin e rindërtimit?.

Kompleksi Jedas është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit në 5 katet e para të tij.

Në raportin e ekspertizës së thelluar që disponojnë banorët, sugjerohet që pallati mund të riparohet, pasi ka dëmtime të lehta në strukturë dhe dëmtime të rënda në muraturë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended