Vidhet komuna në Fier, banorët roje në shtëpitë e tyre - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjedhjet e banesave janë kthyer në shqetësimin më të madh të banorëve të komunës Frakull në Fier. Shefit Trokës, banor i fshatit Kafaraj grabitësit e natës i kanë vjedhur pak kohë më parë një sasi të konsiderueshme lekësh, që i kishte mbledhur për të trajtuar dy fëmijët e tij invalidë. Ai thotë se i gjithë fshati jeton nën terror, ndërsa hajdutët nuk po kapen prej kohësh. Në këtë zonë janë regjistruar dhjetëra vjedhje banesash dhe bagëti ndërsa  policia ka nisur një aksion të gjerë për të vënë të dyshuarit në bankën e të akuzuarve, por deri tani nuk ka ndonjë të ndaluar. Fenomenin shqetësues e pranon edhe kryetari i komunës, Viktor Çervanaku. Ndërkohë, vetë godina e Komunës Frakull dhe zyra e kryetarit të saj, ishin shënjestra e radhës e hajdutëve. Ata kanë shfrytëzuar orët e natës dhe mospraninë e rojës dhe kanë shpërthyer zyrat e administratës së saj, duke marrë me vete dhe kasafortën, që ndodhej në zyrën e kryetarit. Për të mos rënë në sy, ata kanë përdorur një automjet me targa që korrespondonin me mjetin që përdor një zyrtar i komunës, ndërsa mjeti i braktisur bashkë me kasafortën është gjendur në periferi të Tiranës. Policia, si gjithnjë në vendngjarje merr gjurmët e gishtërinjve, të cilat dalin sërish në zyra apo banesa të tjera, por pa mundur dot të zbulojë dhe kapë autorët e këtyre vjedhjeve.

Recommended