Yuri Kim: Reforma zgjedhore të përfundojë brenda 31 majit, afatin e keni përcaktuar vetë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda afatit 31 maj, të përcaktuar nga vetë palët politike.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, duke folur pas takimit me kryeopozitarin Basha në selinë blu tha se ky afat është përcaktuar nga vetë aktorët politike dhe jo ambasada amerikane.

Kim tha se opozita ka një detyrë të vështirë përpara, por shtoi se nga takimi me Bashën ndihet e inkurajuar dhe pret të shohë rezultate në vazhdim.

Yuri Kim: Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë, isha shumë e kënaqur që pata mundësi të takohem me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, veçanërisht folëm për rëndësinë sesi udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar sikurse kanë premtuar për të përfunduar reformën zgjedhore deri me 31 maj. Ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e SHBA apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, ky është një afat kohor që e kanë përcaktuar mbi vetën e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi opozita ka një punë shumë të vështirë përpara tyre por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi për rezultatet.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ambasadarja-kim-ne-zyren-e-bashes-ne-oren-1430

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended