Report TV -Rruga e pashtruar në Tiranë, banorët: Problem, sidomos në dimër

  • 4 years ago
Banorët e ?Agim Stafës? në Tiranë kanë vetëm një shqetësim: Të vihet dot në rrugën që ndodhet pranë shkollës ?Kongresi i Manastirit?. Report Tv i dha zë problematikës në këtë zonë, ku banorët thonë se më e rëndë situata është në dimër.

Ditët e karantinës i kanë bërë banorët e një lagjeje në Tiranë të fokusohen më shumë në problemet e infrastrukturës rrugore. Bëhet fjalë për rrugën Agim Stafa .?Ja prej atje, deri ke shkolla, vijnë nxënësit hyjnë në baltë. Shih sa e kanë lënë rrugicën. Duhet çizme të kalosh këtu. Është bërë gjithë rruga e Yzberishtit vetëm kjo ka mbetur, as 100 metra rrugë jo. Shumë problem se vetëm pluhur ka tani?, shprehen banorët.

Për banorët e kësaj pjesa më problematike e kësaj rruge është në dimër.

?Nga shkolla sjellim kalamajtë, i kemi dhe të vegjël. Nuk kalohet dot, po nuk e solle me makinë po as makinën nuk ke ku ta parkosh. Në këmbë nuk i sjellim dot fëmijët?, thotë një prej prindërve.

Në anë të rrugës ndodhet edhe shkolla ?Kongresi i Manastirit?. E për këtë arsye mungesa e infrastrukturës është një problematikë e theksuar veçanërisht për fëmijët të cilët duhet ta përshkojnë çdo ditë.

Recommended