Musai: Nuk ka më dialog me Ramën, rindërtimi i teatrit në një vend tjetër është absurd

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ka kaluar tashmë një javë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Një javë që ka sjellë shumë zhvillime, protesta e lëvizje qytetare.

Kryeministri Rama duket i vendosur për ndërtimin e teatrit të ri.

Arkitektja dhe aktivistja Dorina Musai e dënon vendimin e qeverisë për shembjen e teatrit, sidomos në mënyrën se si u zhvillua duke e konsideruar atë si krim.

Për Ora News ajo thotë se nuk ka më dialog me kryeministrin, ndërkohë që e ka konsideruar ndërtimin e teatrit të ri në një vend tjetër si absurd.

Musai: Kemi ngritur një kauzë të re që nuk është trajtuar shumë. Këtu ka nevojë për drejtësi dhe transparencë. Qytetarët kanë të drejtë se kush ishte përgjegjës i shembjes së saj. Mendoj se mund të kishim bërë më shumë. Nga ana tjetër them se bëmë çdo gjë që kishim mundësi. Që kur kemi hyrë në objekt gjëja e parë që bëmë ishte të merrnim të gjitha të dhënat arkitektonike të objektit. Përdorëm të gjitha mjetet e nevojshme që të dokumentimin e të gjitha pjesëve të teatrit. Kemi marrë dhe skanimin 3D.

Nga pikëpamja profesionale nuk kam pengje. Unë nuk prisja që kryeministri ta kryente aktin. Gabova dhe në këtë moment, krimi u krye. Mua nuk më intereson se çfarë mendon kryeministri. Që kur futi dhunën në vend të dialogut, unë nuk mendoj që mund të dialogojmë.


Rindërtimi i teatrit diku tjetër është absurd, është një truall për teatrin. Aty duhet ta ketë vendin. Nuk mund ta marrim kauzën dhe ta shpërngulim diku tjetër. Ndërtimi i një teatri të vogël është i pakuptimtë. Nuk mund të luash me këtë dhe të thuash kjo do bëhet një lodër për fëmijë. Qendra historike e Tiranës është dëmtuar shumë. Ka dëme të pariparueshme. Ngulja e kullave në qendër është një makabritet i qytetit. Të dhunosh trashëgiminë për ta zëvendësuar me një godinë të shekullit 21 nuk shkon. Objektet duhet t?i përshtaten vendit, siluetës së qytetit. Futja kështu në mënyrë të dhunshme një arkitekturë moderne nuk është një veprim i mirë.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/musai-nuk-ka-me-dialog-me-ramen-rindertimi-i-teatrit-ne-nje-vend-tjeter-eshte-absurd


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended