Debat për ndalimin e faljes së Bajramit, Rama: Gati të çelim javën e ardhshme aktivitete në tempuj

  • 4 years ago
Vigjilja e festës së Fiter Bajramit ka shkaktuar një debat për kufizimet e vendosura dhe që për herë të parë muslimanët do ta falin në xhami dhe jo në sheshe.


Në rrjetet sociale dhe në disa, portale janë bërë shumë akuza ndaj kryeministri Rama si njeriu që privoi muslimanët të falin Fitër Bajramin.

Moria e shkrimeve dhe komenteve detyroi zëdhënësin e komumitetit musliman Agron Hoxha të postonte një koment ku thotë:

?FAKE NEWS për bajramin janë karreme për KLIKIME dhe LIKE sepse ndjeshmëria është e lartë. Mos u peshkoni dhe injorojini?.

Përballë kësaj situate kur edhe falja e Bajramit nuk i shpëtoi luftës së brendshme politike apo tentativës malinje për disa klikime më shumë, reagoi kryeministri Edi Rama.

?Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t?u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram.

Në mesazhin e tij krahas urimit për besimtarët muslimanë kryeministri thotë se këto javë është bashkëpunuar me komunitetet fetare dhe është përgatitur protokolli sigurisë shëndetësore sipas propozimeve të tyre.

?Jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit, për çka jemi në dakordësi me komunitetin musliman.

UROJ thotë kryeministri Edi Rama edhe që hapja e xhamive të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiterBajram#TopChannel

Recommended