“Marreveshje pas kraheve per te vrare Reformen ne Drejtesi”

  • 4 years ago
Postimi në Twitter i ambasadores amerikane Yuri Kim ishte i drejtpërdrejtë kundër një tentative për marrëveshje që duket se ka qenë në negociim dhe që prek Reformën në Drejtesi.

?Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta?, shkruajti ambasadorja.

?Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë?, ishin fjalët e ambasadores.

Reagimi i parë erdhi nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruajti ?Dakort? dhe zgjodhi të citojë Shekspirin: ?Ferri është bosh dhe të gjithë djajtë janë ketu?.

Pas kësaj erdhi një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

?Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të devijuar dhe për të minuar reformën, për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë?, ishte reagimi i Bashës.

Së fundmi ishte ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili njësoj si ambasadorja amerikane u shpreh kundër cënimit të Reformës në Drejtësi.

?Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Ky nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin dhe forcimin e burimeve që disponon. Për të dhënë drejtësi të pavarur të përditshme që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj për në BE?, ishte mesazhi i Soreca.

Mesazhi i ambasadores amerikane dhe reagimet e njëpasnjëshme erdhën pak orë pasi Presidenti Meta i njohu ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe opozitën me platformën me 11 pika, njëra prej të cilave prek edhe Reformën në Drejtësi.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended