Rama: Te vendosur per reformen ne drejtesi
  • 5 years ago
Soreca: Pa reformën në drejtësi, Shqipëria do priste gjatë

Në një samit të ministrave të drejtësisë të rajonit, mbajtur në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se reforma në sistemin gjyqësor tregon sukses edhe pse nxori përkohësisht nga funksionimi Gjykatën e Lartë.

?Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë dhe kjo na bën ne të jemi të angazhuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE-në, se puna nuk është që duhet të kënaqim Parisin, Hagën, etj, por kjo ka të bëjë me shndërrimin e vendit tonë. Me faktin që duhet të bëhemi demokraci funksionale dhe shtete funksionale me një sistem të besueshëm dhe të paanshëm drejtësie?Tani problemi është Gjykata Kushtetuese. Lavdi Zotit, që ka ende njerëz të mençur në Evropë. Angela Merkel është kampione e kësaj dhe ajo tha diçka që u dëgjua nga grupi parlamentar. Unë e citoj: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t?i përgëzojmë? Ne thjesht po kërkojmë të vazhdojmë një rrugëtim që do të kërkojë shumë kohë, nuk po themi të anëtarësohet. Hapi tjetër do të jetë që do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe ky fakt në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim?.

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se pa reformën në drejtësi, Shqipërisë do t?i duhej të priste vite të tërë për të mbërritur te çelja e negociatave.

?Pritshmëria është e lartë që të kemi Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese funksionale. Qytetarët mezi presin krijimin e BHK dhe SPAK. Jemi dy javë larg nga vendimi për të ardhmen në Shqipëri. Pa reformën në drejtësi Shqipëria do duhej të kishte pritur vite për të ardhur në këtë ditë. Reforma ka hedhur themele shumë të rëndësishme të paanshmërisë, llogaridhënies, etj. Shqipëria është e gatshme të lëvizë në një stad tjetër. Çelja e negociatave do të ndryshojë gjithçka për Shqipërinë?.

Tv Klan