Aleanca protestë para SPAK: Prokurorët të veprojnë shpejt, të shmangin përplasjen me qeverinë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e zhvendosi sot protestën para SPAK. Përfaqësuesit e aleancës thanë se simbolika e kësaj proteste është mbështetja dhe inkurajimi i prokurorëve të SPAK për të vepruar një orë e më parë për çështjen e Teatrit.

Adriana Kalaja: SPAK të zbatojë ligjin nuk kërkojmë asgjë tjetër dhe të tregojë se reforma në drejtësi do të funksionojë. Kërkesat e sotme janë bërë në vazhdën e dy kallëzimeve që kemi depozituar. Po përgatisim dhe dosje të tjera penale që shumë shpejt do ti paraqesim para SPAK. Një nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj Ministrit të Brendshëm, kryetari të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu. Kallëzimi i dytë ka të bëjë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak, gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak që kanë firmos atë veprim të turpshëm për prishjen e një prone publike. Kallëzimi i tretë do të jetë për ish-ministren e kulturës, ministren aktuale të Kulturës që në bashkëpunim me drejtorin Çuli kanë kryer një masakër në drejtim të inventareve dhe faktet e fundit e treguan se tentuan të fshehin provat duke varrosur gjithë arkivën dhe garderobën në rrënoja. KLSh po përgatit kallëzim penal ndaj kryetarit të bashkisë.

Regjisori Robert Budina tha se fadroma goditi godinën kur aktorët ishin brenda dhe kjo është një tentativë e pastër vrasje.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/hetimet-teatrin-aleanca-proteste-para-spak-prokuroret-te-veprojne-shpejt-te-shmangin-perplasjen-me-qeverine

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended