'Jeni parlament lolipopi,' Gjoni shpërndan lëpirse për mazhorancën! Ruçi: Atë që nxore mbaje në gojë
  • 4 years ago
"Bravo Rudine. Nga ato që erdhëm vjet kemi mbetur shumë pak me atë mendje. Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij.

Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi,"-u shpreh deputeti i opozitës Gjoni, i cili më pas shpërndau lëpirse për deputetët e mazhorancës. Nuk mungoi përgjigjja e Ruçit, e cila fillimisht i ndërpreu fjalën me pretendimin për etikën, ndërsa më pas i tha:

"Në dash mbaj në xhep në dash mbaj në gojë është e drejta jote. Aj që nxorre nga goja nuk është në etikën parlamentare. Në dash fute në goje në dash në xhep. Koha e debatit është për arsye tjetër. Nëqoftëse ke diçka gjë për komisionin zgjedhor të zgjedhjes atëherë flisni."
Recommended