Ora News - Vazhdon ngjitja e kurbës, 17 raste të reja me Covid-19, 933 të infektuar në total

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vazhdon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me Covid-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 306 qytetarë dhe nga këta 17 kanë rezultuar pozitivë.

Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19.

Në total numri i personave të infektuar shkon në 933.

?Rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë? ? u shpreh Doktoreshë Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik.

Dita e dytë me rritje rastesh - Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Testimet - Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Raste aktive - Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

Në spitale - Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vazhdon-ngjitja-e-kurbes-17-raste-te-reja-me-covid-19-933-te-infektuar-ne-total

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended