Report TV -Çuci: COVID-i nuk preku eksportet në bujqësi, 14% rritje gjatë muajit prill
  • 4 years ago
?Edhe sivjet që ne ishim në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga Covid-19, eksportet e produkteve bujqësore, sidomos fruta-perimet, u rritën me nivele dyshifrore. Vetëm muaji prill 2020 krahasuar me prillin 2019, kemi pasur një rritje 14% të eksporteve. Kjo vjen e gjitha nga investimet që janë bërë në sektorin e bujqësisë, sidomos tek kultivimi përmes serrava që për Shqipërinë krijojnë avantazh?, tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi teksa ishte në Çermë të Divjakës për të parë nga afër një serre me teknologji moderne, që kultivon prej vitesh fruta perime.
Recommended