Solidariteti nga jugu ne veri: TV Ora nuk është ERTV prandaj do ta mbyllë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shqiptarë nga jugu në veri janë solidarizuar dhe kanë dhënë mesazhe mbështetjeje për RTV Ora pas gjobitjes nga ISHSH dhe kërkesës për mbylljen e sinjalit televiziv.

Flasin qytetarët e thjeshtë

Në Durrës

?Lëreni të lulëzojnë të gjitha mediat, lëreni të flasin dhe populli zgjedh atë që do. Diktatorët nuk duan që të dalin lajme të cilat ata nuk i duan. Do të mbyllë çdo gojë o me pranga ose gjoba me heqje licenca. ?

?Rama do të ketë vetëm ERTV por Ora nuk është ERTV dhe ky është problemi dhe ai do të mbyllë çdo.

Uthulla po u prish do thyejë poçen e vet dhe atij I ka ardh koha për të thyer poçen e vet. Nuk është Ora por kushdo që do i dalë kundra ai do e mbyllë e do i bëjë të keqen?

Në Elbasan

"Më turp se kaq, më zi se kaq nuk ka ku shkon. Të presësh fjalën e lirë je në prag të diktaturës. Ky nuk ka për ta mbyllur televizionin por I bën presion.Ne për këtë demokraci luftuam.

Në Korçë

"Kurrën e kurrës të mos mbyllet. Jo të mbyllet por ta falenderosh mijëra herë gazetarin për sakrificat dhe vështirësitë që ka. Po I mbylli bëhet si Enveri.

Në Lezhë

?Vendim i padrejtë dhe akt i papranueshëm.?

Në Fier

?Mediat nuk duhen mbyllur është e gabuar. Është stacioni më I dëgjuar për ne.

Në Vlorë

?Ata që duan të mbyllin gojën kanë problemet e tyre. RTV Ora është media më e mirë. Në vitin 2020 të bëhen këto vendime kundër medias nuk është e mirë.

Vendimi i ISHSH për mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Prestigjioze si ?Nju Jork Times?, ?Associated press?, ?Daily telegraf?, ?Abc news? etj kanë pasqyruar shqetësimin për këtë vendim të paprecedent. Theksi vihet tek fakti se nuk po mbyllet një biznes, por po cenohet lira e fjalës, duke përdorur situatën e pandemisë në vend.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/solidariteti-nga-jugu-ne-veri-tv-ora-nuk-eshte-ertv-prandaj-do-ta-mbyll

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended