Ekskluzive/ Zbulohet letra sekrete e Simonit, si u nënvlerësua alarmi për terroristët individualë

  • 4 years ago
Kompetencat e SPAK dhe të gjykatave të posaçme parashikohen në nenin 135 të Kushtetutës se ndryshuar në korrik të 2016 si dhe në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Më parë, neni 75/a i Kodit të Procedurës parashikonte 40 vepra të rënda penale në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës për Krimet e Rënda. Këto dy institucione janë zëvendësuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatat Speciale. Por, në vitin 2017, Kuvendi ndryshoi nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, duke reduktuar veprat penale në kompetencë të SPAK. U hoqën 31 vepra penale të rënda penale, duke kaluar në kompetencë të prokurorive dhe gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm. 

Ky gjymtim i kompetencave ka shqetësua në atë kohë Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me në krye Sandër Simonin. Në një letër të publikuar nga Report Tv, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka shprehur shqetësimin në atë kohë për pasojat e reduktimit të kompetencave e SPAK, sidomos për heqjen e veprave penale të trafiqeve dhe në fushën e terrorizmit. Letra i është drejtuar në atë kohë Komisionit për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, me në krye Fatmir Xhafajn.

Recommended