Gjika: Protokolli i kuq për fasoneritë i pazbatueshëm,20 firma po bëjnë veshje mjekësore për Europën

  • 4 years ago
Fasoneritë në Krujë kryesisht por edhe në Tiranë janë kthyer në vatra të rrezikshme për përhapjen e infeksionit COVID-19. Në fasoneritë në Krujë po identifikohen vazhdimisht raste të reja pozitiv, pavarësisht masave të ndërmarra.  Për të respektuar sigurinë e punonjësve dhe distancimin social Minsitria e Shëndetësisë, hartoj Protokollin e Kuq me 27 rregulla që duheshin respektuar për këtë situatë të tillë.

Por ky protokoll që përfshin pajisjen me maska dhe doreza të punonjësve, respektimin e distancimit social apo edhe dezinfektimin e ambienteve është kundërshtuar nga biznesi fason, i cili e quan Protokollin të pazbatueshëm. Gjegji Gjika kryetari i Fasonistëve të Bashkuar shpjegon për Report TV, se përse nuk mund të zbatohet protokolli.?Është një pikë që thuhet se duhet dezinfektuar ambienti Brenda 8 orëve 2 herë resht, por ai dezinfektat që përdoret dhe atë cilësi dhe përdorim helmi që ka është shumë i rrezikshëm dhe i pa rekomandueshëm po nga këto mjekë që të futesh para 24 orëve. Kërkohet rishtas 2 metra sepse tek protokolli i vjetër ishte 1.5 metra dhe ne e kemi zbatuar. E kemi zbatuar sepse është edhe kusht teknik. Makina nga makina nuk mund të rrijë më afër sesa 1.2 apo 1.3 metra. Tani ju e përktheni këtë? Kur je në restorant pa maskë distanca 1.5 metra është normal, kur je në punë me maskë duhet 2 metra?, sqaron kreu i fasonistëve.

Recommended