Tortë e thjeshtë pa pjekje nga zonja Vjollca
  • 4 years ago
Tortë e thjeshtë pa pjekje
Përbërësit:
1 litër qumësht
2 pako puding vanilje
100 gr çokollatë e bardhë
4 lugë gjelle sheqer
50 gr gjalp
1 1/2 pako biskota pa yndyrë (të thjeshta)
50 gr kokos pluhur

Përgatitja:
Vendosim të ngrohet në zjarr 800 ml qumësht. Në një tas vendosim pudingun dhe sheqerin plus 200 ml qumësht, i tresim mirë dhe i shtojmë te qumështi. I përziejmë së bashku me vezët me qëllim që të na krijohet një krem homogjen. Sapo putingu të ketë marrë valë e fikim zjarrin dhe aty ku është shtojmë gjalpin, çokollatën dhe vazhdojmë përzierjen ngadalë me tel vezësh.
Vendosim në një tepsi si bazë biskotat. Shtojmë 2 garuzhde me pudingun me çokollatë. E spërkasim me pak kokos. E mbulojmë përsëri me një shtresë biskota. E mbulojmë me pudingun e mbetur dhe e spërkasim sërish me kokos. E vendosim në frigorifer për 1-2 orë dhe e shërbejmë të ftohtë.
Recommended