Një tortë e thjeshtë në tigan me banana të karamelizuar Përbërësit: 1 lugë gjelle sheqer 2-3 banane 1 vezë 1/2 lugë lkafe kripë 1/2 lugë çaji sheqer vanilje 2 lugë gjelle sheqer 1 filxhan kafe vaj vegjetal 1 filxhan çaij qumësht ( 150 ml) 150 gr miell 1/2 lugë çaji pluhur pjekës 1 lugë gjelle uthull Përgatitja: Në një tigan shpërndajmë 1 lugë gjelle sheqer kaf ose të bardhë. Shpërndajmë nëpër tigan feta rrumbullake banana me trashësi 5-7 minuta. ( Për ti karamelizuar banenet). Në një tas vendosim 1 vezë dhe një majë kripë si dhe pak sheqer vanilje ( ose ekstrakt vanlje) si dhe 2 lugë gjelle sheqer I përziejmë mirë të gjithë përbërësit sëbashku. Shtojmë 1 filxhan çaji qumësht ( 150 ml) dhe vazhdojmë përzierjen dhe 1 filxhan kafeje vaj ( 60 ml) dhe 150 gr miell dhe 1/2 lugë kafe pluhur pjekës I përziejmë mirë me tel vezësh. E hedhim me kujdes mbi bananeve me qëllim që bananet most ë na lëvizin. Të gjithë këto veprime I kryejmë pa vënë tiganin në zjarr. Nivelojmë brumin sipër me spatula dhe e vendosim tiganin në zjarr në temperaturë nën mesatare për rreth 25-30. 10 min herë pas here që në moment që bananja karamelizohet bukën e kthejmë në mbulimin e një pjate.