"Venecia" terhiqet nga konflikti ne Kosove | Lajme - News

  • 4 years ago
Komisioni i Venecias nuk e ka trajtuar kërkesën e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti për opinion të këtij komisioni në raport me kompetencat e Presidentit.

Në njoftimin që ka bërë qeveria në detyrë kanë bërë me dije se komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

?Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 Maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar. Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm?, thuhet në njoftimin e zyrë së Kurtit.

Pas dekretimit të Avdullah Hotit për Kryeministër të vendit nga Presidenti, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese derisa ka kërkuar edhe pezullimin e dekretimit deri në një vendim final.

Për kërkesën e fundit Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim në favor të LVV-së për çka edhe u anulua seanca për votimin e qeverisë Hoti. Krahas kësaj qeveria në detyrë kishte kërkuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended