Stoltenberg: NATO nuk tërhiqet nga Kosova - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shefi I NATOs Jens Stoltenberg ka hedhur poshtë zërat se me krijimin e ushtrisë në Kosovë, NATO do të zvogëlojë praninë e trupave .Sekretari i përgjithshëm i aleancës deklaron se trupat e NATO-s do të vijojnë të jenë të pranishme në Kosovë me qëllim mbrojtjen e gjithë qytetarëve.JENS STOLTENBERGSEKRETAR I PËRGJITHËM I NATO-sJemi këtu për t?i mbrojtur të gjithë njerëzit, përfshirë edhe komunitetin serb. NATO nuk planifikon që ta zvogëlojë praninë e trupave të veta në Kosovë.I pyetur nga media serbe se si e sheh tashmë pas dy dekadash bombardimin e Jugosllavisë, Stoltenberg tha se ai ishte vendimi I duhur.JENS STOLTENBERGSEKRETAR I PËRGJITHËM I NATO-sKa qenë detyrë e NATO-s që të ndalet lufta dhe katastrofa humanitare, por edhe të pengohet humbja e jetëve të civilëve. Çdo humbje e jetës së civilëve është tragjedi e madhe.Stoltenberg shtoi se NATO e respekton qëndrimin e Serbisë që nuk dëshiron të jetë anëtare e Aleancës dhe ka vendosur të ketë një qëndrim neutral.
Recommended