Wake Up/ Pedagogët: Studentëve në auditore nuk ua sigurojmë dot masat higjieno-sanitare

  • 4 years ago
Pedagogët e universiteteve kanë kundërshtuar rikthimin nëpër auditore të studentëve në qershor, jo sepse janë kundër rikthimit në normalitet, por se në kushtet dhe mënyrën se si kërkohet ky rikthim, për çdo fakultet është thuajse e pamundur që kjo gjë të bëhet. Në fund të prillit ministrja e Arsimit Besa Shahini shpalli vendimin për të rikthyer në auditore studentët e viteve të fundit Bachelor dhe Master. Sipas Ministrisë do të ketë prioritet puna me studentët që diplomohen, duke mundësuar kthimin për përsëritjet për një periudhë 3-4 javore në qershor. Për ciklin e dytë, provimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit. Më pas nga 25 gushti deri në fund të shtatorit kthehen në auditore ata që nuk janë për t?u diplomuar ndërsa provimet dhe riprovimet i zhvillojnë në tetor.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended