Vrasja ne Vlore, plagoset Zani Caushi - (2 Korrik 1999)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Sipas Ministrisë së Rendit Publik konfirmohet se Myrteza Caushi i mbiquajtur Zani ka mbetur i plagosur gjatë ngjarjes së ditës së djeshme në qytetin e Vlorës. Ku u vranë tre vetë dhe një tjetër është plagosur. Sipas kësaj ministrie theksohet se dje rreth orës 18, në lagjen Pavarësia e qytetit të Vlorës brenda një lokali me pronar Artur Shehun.

Pas një shkëmbimi zjarri janë vrarë shtetasit Robert Shehu 30-vjeç, Luan Bedini 50-vjeç, që të dy nga Vlora dhe Afrim Rami i njohur me pseudonimin Luçiano nga Burreli. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit u plagosën dhe shtetasit Arben Lalaj 25-vjeç nga Tirana dhe Myrteza Caushi.

Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit Publik, Lala ndoshet në spitalin e qytetit të Vlorës, ndërsa Zani pas mjekimit në këtë spital është largua menjëherë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat lokalizuan vendin dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale një automatik, një çantë me krërë automatiku dhe fishekë, një sasi gëzojash si dhe një makinë tip Benz me targ VL 2341 A. Po punohet nga ana e policisë dhe prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended