Report TV - Vlorë, shpërthen automjeti në lëvizje pranë ISSH, plagoset rëndë shoferi

  • 6 years ago
VLORE - Një automjeti në lagjen ''Hajro Çakërri'' të qytetit të Vlorës i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mëngjesin e kësaj të hëne.

Makina tip "Jeep" me targa AA 298 CL ka qenë në lëvizje pranë ISSH-së në një bllok banimi, në momentin e shpërthimit. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur drejtuesi i automjetit, Inez Hajrulla, 25-vjeç, i arrestuar në 2013 për grabitjen e një kazinoje, i cili ka plagë të rënda në të dyja këmbët. Ndërkohë, policia bën të ditur se i riu rezulton me precedentë të theksuar kriminale.Shqiptarja.com ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, pas shpërthimit, ku duken qartë pasojat e rënda që ka shkaktuar, si dëmtimet e automjetit në pjesën e përparme dhe gjurmët e gjakut të të plagosurit në asfalt. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Lënda shpërthyese automjetit dyshohet se i është vendosur në pjesën e përparme në të majtë (krahu i shoferit) ku edhe ka dëmtimet më të mëdha.

Recommended