Rikthehuni në tryezën e Këshillit Politik'/ Basha 'i bindet' ambasadorit të BE: Gati që të vazhdojmë
  • 4 years ago
TIRANË- Kur nuk kishte kaluar asnjë orë nga thirrja e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, për t'u rikthyer në tryezën e Këshillit Politik, kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se opozita është gati që të vazhdojë punën për Reformën Zgjedhore. Në një qëndim ndryshe nga ajo e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha tha se opozita nuk është tërhequr nga tryeza e Këshillit Politik, duke ia lënë të gjithë përgjegjësinë mazhorancës.
Recommended