Wake Up/ Edhe universitetin ku dëshiron, të studiosh mund ta zgjedhësh online

  • 4 years ago
Pandemia mbylli shkollat, universitetet pothuajse në të gjithë botën, por nuk i largoi nxënësit dhe studentët nga mësimet. Të gjithë ju përkushtuan mësimit online edhe pse në distancë fizike nga klasat dhe auditorët e tyre. Gjatë kësaj periudhe një vëmendje e veçantë ju është kushtuar maturantëve, pasi ata janë përpara zgjedhjes më të rëndësishme, se ku do të ndjekin studimet e larta. Në këtë periudhë për ta është shumë e nevojshme një formë orientimi rreth degëve që ata mund të ndjekin apo programeve që ofrojnë institucionet e arsimit të lartë. Një nga këto institucione është dhe Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" i cili ka menduar që tju vijë më pranë të rinjve duke organizuar " Open Day", një traditë tashmë e këtij institucioni arsimor. Por duke qenë se jemi në një situatë epidemie është menduar që " Open Days" të organizohen online, dhe nuk do të jetë një ditë e vetme por plot tre të shtuna, në datat, 9, 16 dhe 23 maj. Për të gjithë maturantët që kanë shfaqur interes për të vazhduar studimet në Universitetin Katolik" Zoja e Këshillit të Mirë" ata do të kenë mundësi ta vizitojnë online kampusin universitar, laboratorët, klinikat, por edhe të njihen me stafin akademik që do t'i udhëheqë në studimet e tyre. Por si do të organizohet Open Day dhe si mund të bëheni pjesë e saj kishim në një lidhje Skype, Silvi Bozo, Pedagoge e Fakultetit të Farmacisë në Universitetin Katolik " Zoja e Këshillit të Mirë"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended