Osmani për liturgjinë në Strugë: T'u jepen fund sulmeve ndaj besimtarëve

  • 4 years ago
Edhe krahas pranisë masive të besimtarëve në liturgjinë e Ditës së Shën Gjergjit në Strugë disa ditë më parë, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndalesës për grupim, zëvendëskryeministri Bujar Osmani pas takimit të sotëm me shtabin e krizës në Strugë, ku morën pjesë përfaqësuesi i KOM-it dhe myftiu i myftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, sikur po i zbut qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet e fundi. Ai tha se duhet t'u jepet fund sulmeve ndaj besimtarëve. Xhamitë do të fillojnë me punë më 12 maj.