Jo më shumë se 120 të ftuar, mjek dhe polic në gadishmëri..Si do zhvillohen dasmat pas 23 qershorit?

  • 4 years ago
TIRANË- Pas datës 23 qershor do të lejohen ceremonitë martesore. Lajm i shumëpritur ky nga çiftet që kanë vendosur të kurorëzohen në muajt verës. Por si do të zhvillohen dasmat nën kushtet e pandemisë?

Frederika Muço, organizuese eventesh martesore tregoi për Report TV se protokolli është ende në diskutim, por disa nga rregullat qartësojnë se nuk do të ketë më tepër se 120 të ftuar dhe se tavolinat nuk do përbëhen më shumë se nga 5-6 persona.

?Ka gjëra që kur thua polic, mjek na trembin, sigurisht që do të ketë një protokoll. Nuk do të ketë më dasma me 300 e kusur njerez, do të jemi diku tek 100-120, ndoshta nga vjeshta mund të jetë dhe 150. Do të ketë më pak persona të ulur në tavolinë, maska doreza në shërbim. Lokalet që kanë hapsira, gjatë kësaj periudhe po punojnë që të krijojnë kushtet dhe mundësitë që dasmat të bëhen në një ambjent më të hapur. Do të ndryshojë këtë vit edhe koncepti dhe prezantimi i nuses, po shkojmë në gjëra të thjeshta, në natyrë?-shpjegoi Frederika Muço

Prania e një mjeku dhe e oficerit të sigurisë është ende në diskutim në draft, ashtu si dhe matja e temperaturës.

Duke iu përshtatur kushteve të pandemisë COVID-19, nusja e ardhshme nuk duhet të jetë e shoqëruar me tepër se nga 1 person në momentin që shkon të zgjedhë fustanin.