360 gradë - Mocioni që mbeti pa jehonë në PS. Rama promovon Lindën si opozitën e vet më të madhe
  • 4 years ago
#rtvora #oranews #360grade


Ditën e enjte më 26 Shkurt, dy ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, një grup prej 8 socialistësh me kontribute ndër vite në këtë parti, i dërguan një mocion Kongresit ku propozoheshin 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste. Ata kërkuan që këto propozime të paraqiten për votim në Kongresin e datës 29 shkurt.

Socialistët mocionistë ishin Arta Dade, Eva Teqja, Ibrahim Sulaj, Irena Beqiraj, Luan Zhegu, Maqo Lakrori, Nazmir Bilani dhe Përparim Bodinaku.

Ndër të tjera në pikat e këtij mocioni kërkohej që të ndërmerren nismat e nevojshme ligjore për amendimin e ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008, kandidatët per deputet, kryetar bashkie të përzgjidhen me votim të fshehtë, të kufizohet në dy mandate funksioni i kryetarit te partise, të verifikohet pasuria e të gjithë personave që kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë funksionet e presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit, kryetarit të bashkisë. I pyetur gjatë konferencës për rindërtimin, për këtë mocion të socialistëve të vjetër, kryeministri Edi Rama e kishte një përgjigje.

Dhe ashtu sic pritej, ndodhi. Mocion i 8 socialistëve, nuk u fut në rendin e ditës dhe as u diskutua në kongres. Rama me rilindasit e tij, vazhduan zbatuan me përpikmëri axhendën e tyre të kongresit. Megjithatë fjalën hapëse të tij në kongres e nisi me qartësimin e konceptit socialist I ri dhe I vjetër.

Dhe si për të provuar atë që tha, ngjiti në skenë delegatin e ri socialist, Ziqiriun në moshë një shekullore. Si rrallë herë minuta të tëra të fjalës së tij në kongres, Rama ja kushtoi gruas së tij Lindës, duke e promovuar si opozitën e vet më të madhe.





 Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/QedRqf4tBYw



 Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended