Vatikani vendos të hap arkivat sekrete

  • 4 years ago
Vatikani i hapi arkivat për papatin e Piut të XII, të mbajtura sekret me dekada të tëra, në mesin e akuzave se ai e pat mbyllur njërin sy ndaj Holokaustit. Kritikët thonë se Piu XII, ndonjëherë i etiketuar si ?Papa i Hitlerit?, e ka ditur se Gjermania naziste ka qenë duke vrarë njerëz, por nuk ka vepruar.


Ai ishte në krye të Selisë së Shenjtë nga viti 1939 deri më 1958. Vatikani, megjithatë, thotë se Piu XII ka punuar prapa skenave për të shpëtuar hebrenj. Papa Françesku e mori vendimin për t?i hapur arkivat rreth një vit më parë. Më shumë se 200 studiues kanë kërkuar leje për qasje në to.

?Kisha nuk ka frikë nga historia?, u ka thënë Ati i shenjtë studiuesve të Vatikanit. Mijëra kriminelë nazistë u arratisën pas Luftës së II Botërore përmes të ashtuquajturit shtegu i minjve, kryesisht në Amerikën Latine ? siç thuhet, me ndihmën e Vatikanit. ?Shtegu i minjve nuk ishte një sistem i mirëstrukturuar, Ai ishte më shumë një bashkëpunim spontan i institucioneve të ndryshme ?, thonë historianët. Lista e vrasësve masivë, të cilët shkuan sidomos në Argjentinë përfshin Adolf Eichmann, mjekun sadist Josef Mengele, ?Kasapin e Lionit? Klaus Barbie, kapitenin SS Erich Priebke, shpikësin e vrasjeve me gaz, Walther Rauff.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vatikani#TopChannel

Recommended