Athina: BE të dalë me strategji të re/ “Refugjatët të shkojnë direkt nga Turqia në vendet përkatëse”
  • 4 years ago
Që kur Presidenti Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi është përshkallëzuar ndjeshëm.


Sipas autoriteteve greke, rreth 4.000 refugjatë kanë ngecur atje midis dy kufijve shtetërorë. Ankaraja ndërkohë flet për dhjetëra mijëra të tillë. Rojet kufitare turke i lënë të kalojnë, Greqia nuk i lejon të hyjnë. Mbi njerëzit, është përdorur gaz lotsjellës. Edhe në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos, pritet që anije të panumërta të nisen nga brigjet turke; bëhet fjalë për emigrant që kanë pritur prej muajsh, në mos vitesh, të udhëtojnë drejt Europës. Dhe situata në ishuj është ndërkohë e rënduar: vetëm në Lesbos aktualisht jetojnë rreth 25.000 refugjatë në kushte johigjenike, në një kaos me çadra që i ngjan një qyteti post-apokaliptik, thotë DW. Përshkallëzimi i situatës në kufirin greko-turk tregon se Ankaraja e ka seriozisht me përfundimin e prishjes së marrëveshjes së refugjatëve. Por jo vetëm kaq. Edhe në ishujt grekë, ka rezistencë të ashpër kundër qendrave të mbyllura.

Shumë banorë të tyre dolën në rrugë javën e kaluar dhe u përleshën me policinë. Mesazhi për Athinën dhe Brukselin: E keni tepruar! Athina reagoi menjëherë dhe dërgoi MAT-in, trupën famëkeqe të misioneve speciale, e cila njihet për ndikimin e saj, veçanërisht që nga demonstratat e mëdha të krizës. Sotiris Serbos, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Demokriti në Komotini, shpreson që Brukseli më në fund të zhvillojë një strategji, veçanërisht për marrëdhëniet me Turqinë: ?BE është në garë me kohën. Qasjet afatshkurtra, pritja pa fund, e gjithë kjo tani duhet të marrë fund?, shprehet ai, duke theksuar se çfarë pretendojnë grekët: zhvillimin e një strategjie të re përmes të cilës, njerëzit të zhvendosen drejtpërdrejt nga Turqia në vendet përkatëse?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel
Recommended