Koronavirusi pastroi ajrin në Kinë/ Bie ndotja për shkak se gjithçka është paralizuar

  • 4 years ago
Imazhet satelitore kanë treguar një rënie të ndjeshme të nivelit të ndotjes mbi kinë, cka vjen sipas agjencisë hapësinore amerikane nasa, për shkak të koronavirusit që ka paralizuar thuajse çdo aspekt të jetës atje.


Një hartë e NASA-s tregon se si ka ndryshuar niveli i dioksidit të nitrogjenit mbi kinë. E gjithë kjo vjen ndërsa aktiviteti i fabrikave në vend është reduktuar ndjeshëm ndërsa prodhuesit kanë ndaluar punën në përpjekje për të ndalur edhe koronavirusin.

Shkencëtarët e NASA-s thanë se reduktimi i niveleve të dioksidit të nitrogjenit, një gaz i dëmshëm i cliruar kryesisht nga mjetet motorike dhe fabrikat industriale, u pa fillimisht mbi Wuhan, qytetin në qendër të shpërthimit, dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Nasa ka krahasuar dy muajt e parë të 2019 me të njëjtën periudhë të këtij viti dhe ka vënë re se rënia e ndotjes së ajrit është e dukshme.

Sipas ekspertëve kjo ka ardhur për shkak edhe të kufizimeve të vendosura mbi aktivitetet e biznesit dhe transportit ndërsa miliona njerëz kanë hyrë në karantina.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#China#TopChannel

Recommended