Intervista - Ngjela: Meta luftë me mullinjtë e erës, 2 marsi thjesht paradë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews #intervista


Për avokatin Spartak Ngjela çështjet që ngre Presidenti Ilir Meta për Kushtetutën duhet të zgjidhen në gjykatë. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Ngjala tha se lufta e Ilir Metës është me mullinjtë e erës.

Spartak Ngjela: Lufta e Presidentit me Kushtetutën është luftë me mullinjtë e erës. Nuk ka asgjë në dorë, ca do bëjë. Sot deklaroi nuk do ketë dhunë. E kanë kërcënuar. Deri dje tha do të marr kryengritje, ta arrestojnë në flagrancë, 100%. Kush e le presidentin të bëjë kryengritje. Kush i ka dëgjuar këto kanë vënë në duart në kokë gjithë ekspertët perëndimore. Por ky është në akuzë dhe i falet. Ka humbur ekuilibrin.

Protestën e 2 marsit, Spartak Ngjela e shikon thjesht si një paradë. Sipas tij, Presidenti Ilir Meta u tërhoq nga ideja e kryengritjes.

Spartak Ngjela: Çfarë do bëjnë që do dalin? Do bëjnë një paradë dhe do ikën. Pushteti merret me vota, nuk merret me revolucion. Revolucion nuk bën dot. Ata të tjerët e provuan edhe me shashka dhe molotov. Është i dëshpëruar, të përballet me ligjin. Është betejë ligjore, nuk mund të fshihet prapa trungjeve të pemës. Ik përballur me ligjin. Të kanë ngritur një komision hetimi parlamentar, duan të të shkarkojnë ke bërë gjithë ato shkelje vete bën edhe këto të tjerat, do të bësh edhe këtë të fundit. Kjo e fundit do ta dënojë rëndë, por e ka kapur dhe është tërhequr. Normal do bëjnë një paradë dhe do ikën.

Shpërndarja e Parlamentit tha Ngjela nuk mund të ndodhë, pasi është akti administrativ i pavlefshëm.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ngjela-meta-lufte-me-mullinjte-e-eres-2-marsi-thjesht-parade



 Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended