Koronavirusi, 326 persona nen monitorim

  • 4 years ago
Koronavirusi nuk është shfaqur ende në Shqipëri, 18 rastet për të cilat është dyshuar, kanë rezultuar negativë pas analizave. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, në mbledhjen e radhës së Task Forcës ka kërkuar sërish rritje të vigjilencës.

Thirrjet në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare janë rritur me 45%, që prej raportimit të rasteve me koronavirus në Kinë, duke e çuar në 1500 numrin e telefonatave në 24 orë. Koronavirusi ka shtuar numrin e shteteve europiane në të cilat ka raste të infektuar.

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile deklaroi në raportimin në Task Forcë se strukturat edhe karantinës janë në gatishmëri. Për sa i takon fluksit të udhëtarëve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë hyrë 12 mijë persona, të cilët janë monitoruar nga strukturat shëndetësore.

Tv Klan

Recommended