Italianët vizitojnë Tiranën/ Shumica e shqiptarëve thonë se nuk do të vetizolohen

  • 4 years ago
Një grup italianësh kanë mbërritur të mërkurën në Tiranë dhe do të qëndrojnë këtu një javë. Situata e përhapjes së epidemisë i tremb disi, megjithatë tregojnë se ky udhëtim ishte i planifikuar më parë.


Vijmë nga Italia, disa nga Abruzzo, disa nga Roma. Zgjodhëm të vijmë në këtë periudhë sepse po punojmë për një projekt kulturor , do të prezantojmë punimin e një artisti Italian.

-Jeni të frikësuar nga epidemia e koronavirusit?

O zot, po pak por është kthyer më shumë në një psikozë tani.

Na u bë një kontroll në aeroportin e Firences kur u nisëm dhe një tjetër këtu kur arritëm në aeroportin e Tiranës. Sinqerisht, unë nuk kam frikë. Më duket një grip i thjeshtë. situata është kritike sidomos për persona që vuajnë nga sëmundje të veçantë . por nëse koronavirusin e merr një person i shëndetshëm, është një grip si gjithë të tjerët

Teksa turistët si vendas dhe të huaj lëvizin lirisht në kryeqytet, në Europë njerëzit po marrin vetë masa duke bërë vetëkarantinë në rast se kanë vizituar zonat me koronavirus. Por a do te vetizolohen shqiptaret për 14 ditë edhe nëse nuk shfaqin shenja gjatë kontrollit të autoritetet në pikat hyrëse? .

Një jetë kemi, do rrezikojmë.

As izolohem, as na kap ne, jemi shqiptarë të fortë.

Me thënë të drejtën jo, më duket vetizolimi kot. Vetëm higjiena..

Do izoloheshim patjetër se kemi familje, fëmijë do shkonim te mjeku.

Ja u izolove në shtëpi ti, ti ke takime je gjëra,, si do ta zgjidh unë. Unë nuk e di e kam apo se kam, edhe unë sot që flas me ju kam 10 ditë që kam ardhur nga Londra?

?jemi të frikësuar, sigurisht. Por nuk kemi çtë bëjmë. I premë biletat 3 muaj më parë nga Izmiri dhe donim të vinim këtu?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali#Tirana#TopChannel

Recommended