Koronavirusi, negative analizat per 17 te dyshuar

  • 4 years ago
Në një deklaratë për mediat, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka pohuar se janë testuar 17 raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri dhe kanë rezultuar negative.

Ajo u ka bërë thirrje të githë qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekuara që të vetëkarantinohen në banesë për 14 ditë.
Ditën e djeshme janë testuar katër raste të cilët kanë rezultuar negativ me COVID-19. Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë, që në Janar deri dje, janë testuar 17 raste në total në Shqipëri dhe kanë rezultuar negative.

8 nga këto raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën, ndërsa 9 rastet e tjera kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të gjithë personat që kanë udhëtuar në vendet e prekura apo kanë pasur kontakte me persona të infektuar, të vetëkantinohen në banesë për 14 ditë.

Të gjitha rastet që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja klinike, si temperaturë, kollë, rrufë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura dhe si të veprojnë në raste të ndryshme?, deklaroi Tomini./ tvklan.al

Recommended