Mbërrin koronavirusi në Greqi/ Konfirmohet rasti i parë, një 38-vjeçare që kishte qenë në Itali

  • 4 years ago
Konfirmohet rasti i parë në Greqi me koronavirus , një 38-vjeçare që kishte qenë në Itali.


Një 38-vjeçare greke në Selanik është rasti i parë pozitiv i koronavirusit në Greqi. Lajmi është bërë me dije në një konferencë për shtyp të profesorit të sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodhras i cili ka sqaruar se gruaja në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kurohet në spitalin Axepa të qytetit të Selanikut.

38 vjeçarja mesohet se sapo është kthyer nga një zonë e Italisë së Veriut ndaj dhe organet greke të shëndetësisë, po përpiqen të vënë në zbatim planin e hartuar për këto raste.

Përveç trajtimit të saj në spitalin e Selanikut në kushtet e një karantine të plotë, po përpiqen të zbulohen dhe t?i nënshtrohen analizave mjekësore të afërmit e saj, apo personat me të cilët ka kontaktuar gjatë kthimit nga Italia.

Qeveria greke orët e fundit ka publikuar me një vendim të saj të fundit planin ekstrem në rast të një përhapje të madhe të virusit në fjalë që ka të bëjë me kufizime të transporteve, mbyllje të përkoheshme të shkollave, të shërbimeve publike, të ngjarjeve artistike dhe sportive si dhe imponim të përkohshëm të qëndrimit në shtëpi të grupeve që dyshohen se mund të jenë të infektuar për të shmangur veprimet që mund të shkaktojnë përhapjen e sëmundjes.

Për më tepër, një vendim i përbashkët i Ministrave të Financave dhe Shëndetësisë do të sigurojë mbështetje të jashtëzakonshme financiare për Ministrinë e Shëndetësisë për të përmbushur nevojat urgjente si punesim te mjekeve te rinj , infermiereve apo blerjen e materialeve dhe masave mbrojtëse nga COVID-19.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#Greece#TopChannel

Recommended