Ora News - Urdhri i Farmacistëve tregon pse u rrit çmimi i maskave: Kina ktheu mbrapsht furnizimin
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas shqetësimit të ngritur për rritjen e çmimit të maskave, reagon edhe kreu u Farmacistëve Shqiptarë, Diana Toma.

Diana Toma shprehet se rritja e cimeve ka ardhur pasi depot i kanë shitur produktet me çmime më të larta.

Ajo ka shtuar se Kina ka kërkuar që të kthehen mbrapsht maskat që janë importuar më herët dhe nuk ka sjellë furnizime të tjera.

Diana Toma: Rritja e çmimeve ka ardhur pasi depot i kanë shitur produktet me çmime më të larta, farmacistët kanë faturat për këtë. Pas shpërthimit të epidemisë, Kina ka kërkuar që t'i kthehen mbrapsht maskat që më herët ka importuar dhe nuk ka sjellë furnizime të tjera. Për pasojë, depot furnizohen nga vendet e rajonit. Nuk mund të jap një afat për uljen e çmimeve pasi kjo do të varet nga ndërhyrja e institucioneve të tjera shtetërore

Situata me koronavirusin në Itali ka përhapur jo pak panik dhe te qytetarët shqiptarë.

Ata kanë nxituar që të blejnë maska mbrojtëse dhe dezinfektantë, por në farmaci këto produkte kanë munguar, ndërsa ato pak që kanë mbetur, janë shitur me çmime të shumëfishuara.

Ndërkohë, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/cmimi-i-maskave-kreu-u-farmacisteve-shqiptare-kina-ka-kerkuar-qe-ti-kthehen-mbrapsht-ska-furnizime

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp