Virusi, anulohen ekskursionet e nxënësve dhe studentëve për në Itali

  • 4 years ago
Pacienti i fundit i testuar në Klinikën Infektive në Shkup nuk është i prekur nga virusi Korona. Ai kishte mbërritur nga Dubai në Shkup para disa ditësh dhe i kishte kaluar të gjitha kontrollet, por më pas është ankuar për simptoma të ngjashme me ato të Koronës.  Pas analizave të nënshtruara u konfirmuar se personi ishte me grip dhe te ai nuk është gjetur prania e virusit të rrezikshëm. Paraprakisht edhe një person tjetër që kishte udhëtuar nga Italia ishte ankuar, por pas analizave të kryera u konstatuar se ai nuk ishte prekur nga Korona. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apeloi që të mos shkaktohet panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Recommended