Pro Business - 1.15 mld euro per Shqiperine! (24 shkurt 2020)

  • 4 years ago
"Pro Business" nje emision nga Oljana Maloku ne Klan Plus; Ekspertët: Administrata përgjegjëse për thithjen e fondeve



Kur kanë kaluar një javë nga premtimi prej 1.15 miliardë euro për
Shqipërinë për pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, nga përfaqësues të
qeverisë ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur mund të nisë
konkretizimi i lëvrimit të fondeve dhe si do të procedohet.

Ndërkohë ekspertë të ekonomisë, duke marë parasysh edhe eksperiencat e
vendeve të tjera në situata të tilla, i bëjnë thirrje qeverisë dhe
administratës shtetërore që të punojë fort në mënyrë që këto fonde ,të
shkojnë sa më parë tek qytetarët në nevojë.

Referuar edhe shembujve në vende të tjerë, Dritan Shano thotë për
emisionin ?Pro Business? në Klan Plus, se shpesh premtimet veniten
ndaj nuk e fsheh skepticizmin për fondin premtues për Shqipërinë.

? Kemi treguar që kemi kapacitete të dobëta në absorbimin e fondeve
dhe ndihmave të huaja. Dhe ky është fakt! Eksperienca e vendeve të
huaja në situata të ngjashme ka treguar se rreth 1/3 e premtimeve
arrin të futet në ekonominë e vendeve, shpresoj që kjo mos të ndodhë?-
u shpreh eksperti Shano.


Shano u ndal edhe tek pjesa e borxhit publik,transparenca e fondeve të
donatorëve dhe gjendja aktuale ekonomike e cila sipas tij është më
primitivja në ballkan...


Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Intervistë DRITAN SHANO EKSPERTI I EKONOMISË

Recommended