Vuçiç për Kosovën: Do të na vënë para ultimatumit

  • 4 years ago
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç pohon se këtë vit Serbia do të përballet me një ultimatum për çështjen e Kosovës.


E sigurt është se këtë vit para vetes do të kemi një ultimatum. Do të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse e njohim Kosovën?, deklaroi Vuçiç, në një intervistë për Televizionin Prva.

Vuçiç pohon, se tani më e di se kush do të jetë ndërmjetësues i BE në dialogun me Kosovën, por ende nuk mund ta thotë emrin e tij. ?Do të na propozojnë një zgjidhje ? Plani i Ahtisarit plus. Do të na ofrojnë edhe një status të posaçëm për serbët e Kosovës në disa fusha. E pastaj, çfarë do të bëjmë ne??, pyeti Vuçiç dhe u përgjigj:

?Do ta pyesim popullin në referendum se çfarë mendon?. Presidenti i Serbisë pohon se ai i ka hedhur poshtë planet për ?futjen e Kosovës në OKB?. Ndërsa i pyetur, nëse zgjidhja kërkohet deri në vjeshtë, ai nuk u përgjigj qartë: ?Unë nuk e kam gënjyer kurrë popullin. Unë nuk jam gënjeshtar?.

Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjen, se çfarë do të bëjë nëse gjendet para ultimatumit ? Kosova apo Bashkimi Evropian. ?Këtë do ta shihni?, tha ai. Ai bëri të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të shpallen me 3 ose 4 mars, kur të kthehet nga vizita në SHBA.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AleksanderVucic#Kosovo#TopChannel

Recommended