Milloshoski publikon “bomba” të reja për Zaevin

  • 4 years ago
Zoran Zaev është përzier në punën e pushtetit gjyqësor dhe ka dakorduar vendime me Gjykatën Supreme, akuzoi deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Ai nga selia e partisë publikoi një audio incizim ku dëgjohet zëri i Zoran Zaevit. Sipas Milloshoskit, incizimi tregon se lideri i LSDM-së si kryeministër ka marrë vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe se ka qenë në lidhje të ngushtë me ish prokuroren speciale, Katica Janeva, për të gjitha vendimet e saj, duke thënë se ajo pa të nuk mund të vepronte në krye në vete. Në audio dhe në transkriptë, përmendet edhe emri i gjykatësit Suprem Jovo Vangellovski dhe marrëveshja e "dështuar" me të dhe se i gjithë opinioni e di se pushteti qëndron pas Gjykatës Supreme.