Ora News - Opozita: Shëndetësia në vdekje klinike

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Emigrimi i lartë dhe mungesa e mjekëve janë konsideruar prej opozitës probleme thelbësore të vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha në një tryezë të posaçme për shëndetësinë theksoi se nuk ka mjek për të vizituar gra e fëmijë. Lulzim Basha nga ana e tij duke u shprehur se shëndetësia është në vdekje klinike, premtoi rritje pagash pas rotacionit të pushtetit.

Opozita ka vënë alarmin sa i përket situatës në mjekësi në tryezën ?Sfida dhe vizioni ne shendetesi?. Ish kryeministri Sali Berisha theksoi se fëmije e gra nuk po arrijnë të gjejnë pediater dhe gjinekolog ne spitale. Sipas tij paratë shkojnë për koncesione dhe PPP-te ndaj Shqipëria po shkon me një mjek në një mijë apo dy mijë banorë.

Për kreun e PD Lulzim Basha shëndetësia në Shqipëri është në ?vdekje klinike?.

Basha tha se sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet, do të nisë menaxhimi i fondeve me anulimin e të gjitha koncesioneve me PPP-t që vjedhin 35-40 mln euro në vit.

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së Martin Henze i pranishëm në tryezë ngriti shqetësimin e emigracionit të lartë. Sipas tij nëse në Shqipëri fenomeni i largimeve vazhdon me këtë ritëm, pas 5-6 vitesh në vend do të jetojnë vetëm moshat e treta.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/opozita-shendetesia-ne-vdekje-klinike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended