Xhamajka njeh Pavarësinë e Kosovës, njohja e parë që nga 2018
  • 4 years ago
Shteti i Xhamajkës ka njohur Kosovën shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

?Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston?, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.

Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk e ka njohur asnjë shtet, që prej vitit 2018.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Xhamajka#Kosova#TopChannel
Recommended