Ku është Boris? Britanikët të indinjuar me kryeministrin e tyre

  • 4 years ago
Në disa pjesë të Anglisë së Jugut dhe të Uellsit, njerëzit po presin në ankth nëse lumenjtë kryesorë do të thyejnë barrierat dhe do të shkaktojnë vërshime.


Sinoptistët parashikojnë shira të mëdha për disa zona tashmë të përmbytura për shkak të prurjeve nga dy stuhi të fuqishme që ndoqën njëra-tjetrën. Vazhdimi i përmbytjeve që kanë zgjatur katër ditë mund t?i bëjë edhe më të rrezikshëm lumenjtë tashmë të fryrë, thonë parashikuesit e motit. Vërshimet e pashembullta që kanë goditur Anglinë e Jugut, dhe që tani po kërcënojnë për dëme edhe në veri, nuk kanë shkatërruar vetëm shtëpi dhe prona, por edhe reputacionin e një qeverie të zgjedhur vetëm dy muaj më parë, thonë analistët.

Banorët e goditur nga përmbytjet ekstreme po kritikojnë me zemërim kryeministrin Boris Johnson, i cili nuk ka shkuar t?i vizitojë komunitetet e prekura nga stuhitë. Mijëra njerëz janë evakuuar, megjithatë, as Johnson e as ministrat e tij kryesorë nuk kanë udhëtuar drejt zonave të prekur që t`i gjenden pranë banorëve. Në komunitetet e përmbytura më rëndë, tani është kthyer në refren shprehja: ?Ku është Boris?? Për disa komentatorë, mungesa e Kryeministrit është edhe më e pashpjegueshme duke patur parasysh se kjo nuk është hera e parë që Johnson tregohet i ngadaltë kur bëhet fjalë për katastrofa natyrore. Në dhjetor, atë e fishkëllyen gjatë fushatës zgjedhore kur shkoi të vizitonte me vonesë disa komunitete të shkatërruara nga stuhia në veri të Anglisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britain#BorisJohnson#TopChannel