Mijëra qytetarë, shënjestër e mashtrimeve telefonike

  • 4 years ago
Mashtrues nga destinacione të panjohura, kanë tentuar që përmes thirrjeve telefonike tu shkaktojnë harxhime të panevojshme qytetarëve të vendit. Mëngjesin e sotëm, mijëra qytetarë kanë njoftuar se kanë pranuar thirrje telefonike kryesisht nga prefiksi +881 i cili është regjistruar si prefiks i asnjë shteti. Por në adresën e TV Alsat, qytetarët kanë paraqitur edhe thirrje me prefikse të shteteve të ndryshme si nga Lituania dhe Madagaskari. Nga këto thirrje nuk është kursyer as drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Sasho Dimitrijoski. Ai thotë se pas ankesave të shumta të qytetarëve kanë marrë masat e duhura për sigurinë e konsumatorëve, ndërsa qytetarëve të dëmtuar mund tu kthehen paratë.

Recommended