Irlandë, rikthehet hija e IRA-s; Sinn Fein fiton zgjedhjet

  • 4 years ago
Numërimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme irlandeze nuk ka përfunduar ende, por deri ai tregon një fitore historike të krahut politik të IRA-s, Sinn Fein. Kjo e fundit u befasua dhe vetë nga suksesi I saj. Me sistemin e komplikuar zgjedhor në Irlandë, çdo votues ka vetëm një votë, por mund të zgjedhë edhe preferenca të shumta, që llogariten njëra pas tjetrës.


Sipas numërimeve deri tani, Sinn Fein ka arritur 24.5 përqind të votave. Partia e madhe opozitare e qendrës, Fianna Fail, ka fituar 22.2 përqind të votave, ndërsa partia liberale konservatore e kryeministrit Leo Varadkar, Fine Galaxy, ka fituar 20.9 përqind të votave.

Triumfi elektoral i Sinn Fein-it tashmë është krahasuar nga vëzhguesit me një uragan politik, që përfshiu Irlandën në fundjavë, i ngjashëm me stuhinë e quajtur ?Sabine? në Gjermani. Deri tani, që kur Irlanda u bë plotësisht e pavarur nga Britania e Madhe, politikat e vendit janë mbizotëruar nga Fine Gael dhe Fianna Fail, kujton DW.

Tani po del në skenë një forcë e tretë serioze politike. Formimi i qeverisë pritet të jetë i vështirë. Nëse, në kundërshtim me pritjet do të ndodhë një pjesëmarrje në qeveri e Sinn Fein-it, që më parë përçmohej, kërkesa për një referendum të afërt për ribashkimin irlandez në Dublin mund të bëhet linja zyrtare e qeverisë. Kjo do të ndikonte edhe në negociatat e Brukselit me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e ardhshme, pas përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexitit, në fund të vitit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SinnFein#Ireland#TopChannel

Recommended